Menaxhimi i Riskut, INTOSAI 9130

825
Në sektorin publik, pritjet e përgjithshme janë që nëpunësit publikë duhet t’i shërbejnë interesit publik me drejtësi dhe t’i administrojnë siç duhet burimet publike. Efektivisht palët e interesuara janë publiku dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Të gjitha subjektet përballen me pasiguri dhe sfida, e kjo për menaxhimin është të përcaktojë se sa nga këto pasiguri mund të pranojë ndërkohë që përpiqet të marrë vlerën më të mirë për palët e interesuara. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se, kjo pasiguri paraqitet si në rrezikun ashtu edhe mundësinë, me potencialin për të ulur ose rritur vlerën dhe në aspektin publik, për t’i shërbyer interesit publik. Menaxhimi i riskut është një koncept thuajse i ri në sektorin publik, kuadri themelor i të cilit, nëse i referohemi INTOSAI 9130 “Udhëzimet për Standardet e Kontrollit të Brendshëm në Sektorin Publik”, është që çdo njësi publike të ekzistojë për të ofruar vlerë për palët e interesuara. Qëllimi i menaxhimit të rrezikut të subjektit është që të mundësojë menaxhimin në mënyrë efektive të merret me pasigurinë, rrezikun dhe mundësitë që lidhen me të, duke rritur kapacitetin për të ndërtuar vlerë, për të ofruar shërbime më efektive në mënyrën më efikase dhe ekonomike dhe për t’i synuar ato, duke marrë parasysh vlera të tilla si barazia dhe drejtësia. Udhëzimet e INTOSAI për Standardet e Kontrollit të Brendshëm për Sektorin Publik e shohin kontrollin e brendshëm si një kornizë gjithëpërfshirëse konceptuale përmes së cilës, një njësi ekonomike mund të menaxhohet për të arritur objektivat e saj. Menaxhimi i riskut dhe modele të tjera të ngjashme e bëjnë këtë një fazë të mëtejshme në atë që njësia mund të drejtohet në bazë të identifikimit të rreziqeve dhe mundësive të ardhshme për të përsosur objektivat dhe hartimin e kontrolleve të brendshme për të minimizuar rrezikun dhe për të rritur mundësitë, si dhe shtrirja e përkufizimit të funksioneve të mbuluara nga administrata e qeverisjes korporative, administrimi i rrezikut të entitetit kërkon një ndryshim në mënyrën se si organizatat mendojnë për arritjen e objektivave të tyre. Kjo për faktin se për të qenë efektiv, menaxhimi i riskut duhet parë si një proces i vazhdueshëm që zbatohet në vendosjen e strategjisë, efektive e prekur nga të gjitha nivelet dhe çdo njësi biznesi të një njësie dhe që është projektuar për të identifikuar të gjitha ngjarjet që do të ndikojnë në aftësinë e organizatës për të arritur objektivat e saj. Ky dokument përshkruan një kuadër me rekomandime për zbatimin e parimeve të menaxhimit të riskut të njësisë në sektorin publik dhe ofron një bazë kundër së cilës, mund të vlerësohet menaxhimi i riskut të entitetit. Sidoqoftë, nuk synon të zëvendësojë Udhëzimet për Standardet e Kontrollit të Brendshëm për Sektorin Publik, por është i përpunuar që të sigurojë të dhëna shtesë plotësuese që do të përdoren krahas atyre standardeve ku shtetet anëtare e konsiderojnë të përshtatshme për ta bërë këtë. Kjo nuk synon të kufizojë ose të ndërhyjë në autoritetin e dhënë në mënyrë të duhur në lidhje me zhvillimin e legjislacionit, krijimit të rregullave ose krijimit të politikave të tjera në një organizatë. Duhet të theksohet se ky dokument përfshin udhëzime shtesë për standardet e qeverisjes së koorporatave. Udhëzimet nuk ofrojnë politika, procedura dhe praktika të hollësishme për zbatimin e një regjimi të qeverisjes korporative të praktikës më të mirë, dhe as nuk pritet të jenë të përshtatshme për të gjitha organizatat në të gjitha mjediset rregullatore. Megjithatë, shtojca siguron një shtim të kuadrit të gjerë brenda të cilit njësitë mund të zhvillojnë regjime për t’i ndihmuar më së shumti maksimizimin e shërbimeve të ofruara për palët e interesuara. Nën këtë këndvështrim merr rëndësi kontributi që ka auditi i brendshëm, auditi i jashtëm (KLSH), ekspertë kontabël, etj, në kontekstin e strukturave ekzistuese të Menaxhimit të Riskut dhe nivelit të koordinimit mes këtyre strukturave. Roli i audituesit të jashtëm, edhe pse indirekt, pa diskutim është një faktor i rëndësishëm që forcon strukturat për menaxhimin e riskut. Auditi i brendshëm ka rolin primar në këtë proces. Në kuadër të standardeve ndërkombëtare të auditimit (konkretisht ISSAI 1610), ne si auditues shtetërore mund të përdorim punën e audituesve të brendshme, në rast se, nën gjykimin profesional (kjo në bazë të standardeve ndërkombëtare të auditimit publik) auditi i brendshëm po përdor të njëjtat kritere ose kritere të pranuara nga audituesit e jashtëm. Në këtë kontekst kontributi i auditimit, në të dyja nivelet (i brendshmi si input dhe i jashtmi si nxitës) merr rol të rëndësishëm në forcimin e kontrolleve të brendshme, të cilat minimizojnë risqet dhe kanë ndikim pozitiv në të gjithë procesin e menaxhimit të riskut. Objektivat që udhëzon INTOSAI 9130 për SAI janë në një nivel strategjik, duke krijuar një bazë për operacionet e nivelit më të ulët, raportimin dhe objektivat e pajtueshmërisë. Është menaxhimi i cili, vendos dhe shikon mundësinë për të vendosur kë nga komponentët e riskut do të integrojë në këtë proces. Këto komponentë lidhen me identifikimin e çështjes, ambientit të brendshëm të njësisë, vendosja e objektivave, vlerësimi i riskut, veprimi i riskut, kontrolli, informacioni dhe monitorimi. Çdo njësi përballet me një sërë rreziqesh nga burimet e jashtme dhe të brendshme dhe një parakusht për identifikimin efektiv të rasteve, vlerësimi i riskut dhe reagimi ndaj riskut është vendosja e objektivave. Objektivat duhet të krijohen përpara se menaxhimi të mund të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet për arritjen e tyre dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbutur ato rreziqe. Objektivat janë të përafruara me llojin e rrezikut të një njësie, e cila drejton nivelet e riskut për këtë njësi. Sa më sipër janë shprehur në mënyrë eksplicite tek standardet INTOSAI 9130. Pavarësisht diversitetit të njësive të ndryshme këto objektiva do të mund të përdoren në një nga kategoritë e përcaktuara, siç janë; Objektivat operacional, që kanë të bëjnë me efektivitetin dhe efiçencën e funksioneve të njësisë, duke përfshirë qëllimet e performancës dhe mbrojtjen e burimeve kundër humbjes; dhe objektivat e raportimit lidhur me sigurimin e menaxhimit të informacionit të saktë, të plotë dhe të përshtatshëm për qëllimet e vendosura. Objektivat e menaxhimit të njësive publike në kuadër të strategjive të përcaktuara, dhe nevojitet që vazhdimisht të kërkojnë për mënyra dhe rrugë të reja për të forcuar sistemet e kontrollit të brendshëm, nëpërmjet menaxhimit të risqeve. Auditimi i Jashtëm Publik, në këtë kontekst merr rol primar, e për të përmbushur këtë rol më së miri padyshim që Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit kanë kontributin maksimal. 

Erieta Kellici
Audituese 
Sigal