Memoriali për turqit në Tiranë, Manjani: Ç’budallëk, masakër urbane te kodrat e Liqenit

114

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për vendimin e Bashkisë së Tiranës, me vendosjen e një memoriali për turqit e rënë tek grushti i shtetit. Teksa e cilëson si budallallëk, ai shtron pyetjen se pse duhet të kujtojmë të rënët, kur ata nuk kanë shkelur kurrë në Shqipëri.

Postimi i plotë

Memorial për të rënët Turq te grushti i shtetit të tyre?! I vendosur në Tiranë?! Te kodrat e liqenit?! Uau! Budallëk më të madh smë kishin zënë veshët. Po cfarë duhet të kujtojmë ne nëpërmjet atij memoriali?! Erdoganin?!

A njeh dikush ndonjërin prej të vrarëve të paktën? A ka qenë ndonjëri prej tyre ndonjëherë në Shqipëri? Verifikojeni TIMS! Kush e si, mbase gjendet ndonjë lidhje njerëzore. Uaaaaa. Ç’budallëk! Janë më martirë ata që vijnë në Shqipëri në kohë plazhi. Le pastaj ata që vijnë të bëjnë bisnes.

Heronj fare! Vijnë të investojnë e largohen me barrelë me kocka të thyera. Këto duhet të rikujtojmë vazhdimisht nëse duam të ndryshojmë këtë vend. Po këto që u vranë në e për vendin e tyre çfarë duhet t’u kujtojmë?! Nuk i kemi njohur në të gjallë të tyre.

Le pastaj masakrën urbane që kanë bërë të kodrat e Liqenit. E mbushën me gurë e beton përkujtimor të të gjithë dynjasë.