Mehmetaj sulmon Ramën: Po abuzon me detyrën, nuk është Kryeministri që duam!

466
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj tha se Kryeministri Edi Rama me mbledhjen që po zhvillon në Kryeministri po shkel ligjin dhe është duke abuzuar me pozicionin e tij, pasi sipas saj ajo nuk është mbledhje qeverie, por mbledhje e PS.

Në një status të publikuar në fb, Mehmetaj shkruan se mbledhja me strukturat e PS në kryeministri është e pamoralshme. “Kryeministri po bën mbledhje të PS në Kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë. Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam”, shkruan Mehmetaj


Sigal