Mehmetaj: “LSI i ka dhënë të rinjve mundësinë për t’u përfaqësuar, duke i bërë pjesë të Parlamentit dhe Këshillave Bashkiak”

390
Deputetja Kejdi Mehmetaj, njëherazi edhe nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, mëngjesin e sotëm mori pjesë në Konferencën e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Europian. Gjatë kësaj konference Mehmetaj theksoi se rinia shqiptare vuan pasojat e papërgjegjshmërisë së një klase politike arrogantee cila ka menduar vetëm si të ngrohin dhe përfitojnë nga karriget e tyre. Ajo u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim u jep të rinjve mundësinë për tu përfaqësuar dhe të ngrenë zërin për çështje që i prekin ata.

“Ndër të tjera theksova se të rinjtë shqiptarë po vuajnë pasojat e një klase politike të papërgjegjshme dhe arrogante, e cila nuk ka menduar si të zgjidhë problemet kryesore të të rinjve Shqiptarë por si të ngrohin dhe të përfitojnë nga karriget e tyre.

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë të rinjve mundësinë për t’u përfaqësuar dhe për të ngritur zërin për çështje të cilat ata i prekin, duke i bërë pjesë të Parlamentit dhe Këshillave Bashkiak. Kështu, ne do të punojmë për të ulur papunësinë e të rinjve dhe për të rritur cilësinë e edukimit në Shqipëri, si mënyra më e mirë për t’i ofruar rinisë shanse për një të ardhme më të ndritur dhe më të suksesshme”, është shprehur Mehmetaj.
Sigal