Mëhill Fufi përjashtohet nga grupi i PD-së , thyen vendimin politik të PD për ligjet e drejtësisë

448
Sigal

Deputeti
i PD-së, Mëhill Fufi nuk i është bindur vendimit politik të grupit parlamentar
të partisë së tij, për të bojkotuar momentin e votimit të ligjit “Për organet e
qeverisjes së drejtësisë”.

Në momentin, kur të gjithë
deputetët kanë dalë nga salla e Kuvendit, Fufi ka qëndruar aty dhe është parë
të bisedojë me deputetin e LSI-së, Gjovalin Kadeli. Sakaq, nuk dihet nëse ai ka
marrë pjesë në votim apo jo.

Pas kësaj, deputeti Mëhill Fufi
është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Mëhill Fufi hyri si deputet në
Kuvend pas largimit të Bicit, i cili ishte para tij në listën e kandidateve të
PD­së për Qarkun e Lezhës. Ai është përfolur edhe në atë që u cilësua si
atentat ndaj deputetit Tom Doshi./BW/