Mediu: Vota e Shqipërisë kundër SHBA veprim i nxituar, mund të sjellë probleme

686
Ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar për votën e Shqipërisë pro rezolutës anti-Trump në OKB për shpalljen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit si dhe votën pro të Shqipërisë ndaj kësaj resolute.
Në një prononcim për News24, Fatmir Mediu tha se vota kundër SHBA është një veprim i nxituar dhe mund të sjellë probleme në marrëdhëniet me SHBA.
“Të dalim kundër SHBA është një veprim i nxituar. Ne kemi një asistencë të madhe me SHBA dhe uroj të mos reflektojë kjo në raport me ndihmën që po na jep SHBA. Një nga ndihmat e SHBA edhe nga ana financiare që jep SHBA është për reformën në drejtësi. SHBA është një partner strategjik dhe vota kundër SHBA është një votë që mund të sjellë probleme. Ishte vendim i PS, jo për interesa kombëtare”- tha Fatmir Mediu.
Sigal