Mediu te njësia 9: Vota e 21 qershorit me rëndësi për lirinë dhe të ardhmen tonë

438
Qindra banorë të Njësisë Bashkiake numër 9 në kryeqytet janë bërë pjesë e takimit elektoral me kryetarin PR-se Fatmir Mediu i cili shoqerohej nga kandidiati i së djathtës për kryeqytetin Halim Kosova. Gjatë fjalës para banorëve, zoti Mediu u ndal në mënyrë të veçantë tek rëndësia që ka vota në 21 qershor. Kryerepublikani Mediu tha se askush nuk duhet të bëhet pre e shitjes së votës pasi është pikërisht ky vullnet që na siguron lirinë tone dhe te ardhmen më të sigurtë.
“Vota është fuqia jone, vota është shpirti ynë, vota është dinjiteti ynë. Ne nuk mund të na mposhtë as presioni, as varfëria , ne duhet të na nxisë besimi për njëri tjetrin, tek e ardhmja jonë e përbashkët. E them këtë me bindje se nëse dikush do të shesë votën apo do të lejojë manipulimin, ka shitur dhe ka manipuluar shpirtin e tij, ka manipuluar të ardhmen e fëmijës së tij, prandaj këtë force të madhe që ne ne kemi, lirinë tone , besimin tone për të ardhmen tone, ne duhet patjetër me ta tregojmë me 21 qershor pavarësisht nga dallimeve politike. Votoni nurin 13 të partisë republikane dhe këshilltarët e kësaj force politike në këto zgjedhje tha Mediu, pasi vjen tek ju me ofertën për të rritur punësimin dhe për të ulur varfërinë , e që është e kundërta e asaj qe ofron e majta për shqiptarët në këto përballje elektorale”, u shpreh Mediu. 
Zoti Mediu ftoi qytetarët e njësisë numër 9 në Tiranë që të votojnë kandidiatin e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, alternative që sic tha ai ofron program konkret për përmirësimin e jetesës së tyre. 
Sigal