Mediu: Synimi i mazhorancës, të kapë gjyqësorin nëpërmjet Vettingut

442
Sigal

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, deklaroi se mazhoranca synon të kapë sistemin gjyqësor me anë të ligjit të Vettingut.

Mediu theksoi se nëse mazhoranca nuk synon me të vërtetë të përdorë për qëllime politike gjyqësorë, atëherë duhet të marrë parasysh kërkesat e opozitës.

MediuPo le të arsyetojmë pak: Po nëse nuk e doni bllokimin e Vettingun dhe nuk doni ta përdorni për qëllimet gjyqësorin për qëllime politike, atëherë; Pse nuk u ulët dhe nuk uleni të dëgjoni vërejtjet e opozitës: se nuk duhet ta bëjë qeveria Vettingun, por Komisioni që ka përcaktuar Kushtetuta dhe kështu do kishim kaluar ligjet dhe do kishim filluar implementimin e reformës.

Duket qartë se jeni ju ata që nuk doni, sepse pushteti juaj dhe kontrolli politik i gjyqësorit, për ju është më i rëndësishëm se Integrimi Evropian. Integrimin Europian ju e doni si pasportë politike dhe jo si një realitet i prekshëm për shqiptarët.