Mediu në Rrashbull: 21 qershori po afron, votoni për të ruajtur fitoren tonë

395
Banoret e Rrashbullit kane pritur ne një takim entuziast kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili shoqërohej nga deputeti i PR Agron Duka dhe deputete te PD ne Durrës. Ndërsa kane mbetur vetëm pak dite para 21 qershorit zoti Mediu ka ftuar banoret e kësaj zone te mos bien pre e presionit te maxhorancës për blerjen e votave përmes blerjes se kartave te identitetit. Interesi i kësaj maxhorance tha Mediu nuk janë qytetaret por pushteti i saj.
“21 qershori po afron tashme, për te ruajtur fitoren tone. Fakti qe na kërcënojnë se do manipulojnë votën, fakti qe mendojnë se mund te blejnë votat tona, kartat e identitetit, tregojnë edhe një here qe kjo mazhorance jo vetëm qe nuk ka lidhje me interesat e qytetareve, por e kundërta, kërkon te manipuloje dhe kontrolloje nëpërmjet varfërisë dhe frikës, prandaj me lirinë tone ne duhet patjetër te ndërtojmë te ardhmen tone”, u shpreh Mediu.
Sigal