Mediu në Kavajë: Zgjedhjet e 21 qershorit, rikthimi i shtetit në shinat ligjore

412
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është pritur ne një takim elektoral nga dhjetëra banore te Luzit te Vogël ne Kavajë. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit, zoti Mediu tha se kjo përballje zgjedhore nuk ka te beje me kthimin ne pushtet te se djathtës por për rikthimin e shtetit ne shinat ligjore. “Kjo do te behet e mundur përmes mbështetjes qe ka e djathta nga te gjitha kategoritë e shoqërisë shqiptare- tha ai. 

Ne kemi ne krahun tone te gjithë fermerët, te cilët mendojnë qe me pune mund te ecin përpara, ne kemi ne krahun tone atë pjese te rinise, e cila nuk mund te pranoje qe kjo shoqëri te ndërtohet mbi antivlera. Ne kemi pronare, te përndjekurit politike, ne kemi intelektuale te cilët duhet te çohen te gjithë te bashkuar, jo për t`i kthyer pushtetin PD-se apo PR-se, por për te ndërtuar shtetin, shtetin qe respekton gjithsecilin nga ne, për te respektuar ne mënyrë te padiskutueshme barazinë tone përballë ligjit.
Ne këtë takim elektoral zoti Mediu shoqërohej nga kandidati i opozitës për drejtimin e Bashkise se Kavajës, për te cilin ka kërkuar mbështetje me vote nga banoret te kësaj zone. Mediu tha se vota për PR me numrin 13 është vote për t`i thënë Jo varfërisë dhe Po punësimit.
Sigal