Mediu në Fier: T`i themi jo pushtetit që ka rritur varfërinë

461
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu vijon me takimet elektorale me banore ne zona te ndryshme te vendit. I shoqëruar nga kandidati demokrat për Bashkine e Fierit Enkelejd Alibeaj, zoti Mediu zhvilloi një takim me banoret e Levanit, ku denoncoi fenomenin e vjedhjes se votës. Zoti Mediu tha se është ne thelb përpjekje për te tjetërsuar vullnetin e lire dhe shitje e shpirtit te secilit, ndaj është momenti tha ai t`i jepet fund një praktike qe sjell veçse hapa pas ne demokraci. 
“Tendenca për te blere votën, tendenca për te blere fuqinë tone nuk është gjë tjetër veçse tendenca për te korruptuar ne shpirt shoqërinë shqiptare, për t`a lënë atë te pamundur qe te ngrihet dhe te vendose për fatin e vet, prandaj ne duhet t`i themi jo këtij pushteti qe ka ndaluar zhvillimin ekonomik, qe ka rritur varfërinë ,ka rritur pasigurinë dhe sot, tenton ne mënyrën me te turpshme te arrije te kërkojë te blejë edhe shpirtin tone”.
Nen moton “Jo varfërisë, Po punësimit” kryerepublikani Fatmir Mediu ftoi banoret e Levanit qe te votojnë PR me numrin 13 dhe kandidatin e opozitës për Bashkine e Fierit.
Sigal