Mediu-Glover: Kandidati i Vorës nën presion nga krimi i lidhur me LSI

456
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore, Audrey Glover. Gjatë këtij takimi zoti Mediu u ndal në mënyrë specifike mbi shqetësimet që janë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore por edhe në administrimin e këtij procesi nga KQZ.
Sipas tij fushata po shoqërohet nga nje mjedis politik mjaft i polarizuar, nga retorika dhe sulme te mazhorances ndaj opozitës. Zoti Mediu i tha zonjës Glover se janë shfaqur përpjekje te presionit dhe frikësimit te zgjedhësve nëpërmjet drejtuesve te Administratës Publike apo elemente te inkriminuar. Kryetari i PR-se tha se kandidatet per anëtarë te këshillave vendore, përfaqësues te partive te opozitës, janë nen presion te vazhdueshëm për te dhënë dorëheqjen nga këto funksione.
Ne mënyrë specifike Zoti Mediu u ndal ne garën zgjedhore për Bashkine e Vorës ku i tha zonjës Glover se kandidati i opozitës Fiqiri Ismaili është nen presion te vazhdueshëm nga maxhoranca e posaçërisht nga eksponentë te krimit qe kane lidhje te drejtpërdrejta me LSI. Nen frymën e këtij presioni – tha Mediu ne këtë takim -maxhoranca po e ushtron atë edhe ne biznesin privat te kandidatit duke ngtitur pretendime te pabaza për aktivitetin e zotit Ismaili.
Për këtë situate zoti Mediu i ofroi zonjës Glover te gjithë dokumentacionin e nevojshëm qe vërteton zbatimin e ligjit ne biznesin privat te kandidatit Ismaili.
Duke iu referuar kuadrit ligjor zoti Mediu tha se disa rekomandime te përfshira ne raportet e misionit te OSBE – ODIHR nuk janë trajtuar ende përmes nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese, duke reflektuar boshllëqe të dukshme në Kod. Në mënyrë specifike kjo u reflektua në rastet e dorëheqjes së kandidatëve apo çregjistrimit të tyre nga KQZ. Po ashtu shqetësuese është situata e mbulimit mediatik të fushatës, ku zoti Mediu tha se KQZ po shmanget nga roli i saj si rregullues i medias. Bordi i Monitorimit te Mediave ka reflektuar ne raportin e monitorimit te tij se operatoret radioteleviziv kane shkelur rende Kodin Zgjedhor.
Sigal