Mediu: E gabuar dalja e kandidatëve nga Tirana, Duka ideali për Durrësin

496
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një deklaratë në asmblenë e kësaj partie, duke folur për zgjedhjet lokale të 21 qershorit u shpreh se do ishte shumë më mirë që emrat e të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie të mos kishin dalë nga Tirana por të kishin dalë nga çdo bashki e çdo qyteti.
Duke u ndalur tek rasti i Durrësit, Duka edhe pse shprehu mbështetjen e Partisë Republikane për Kandidaten e Koalicionit të Djathë për Durrësin, Grida Duma, theksoi edhe një herë se Agron Duka do ishte kandidatura më e mirë për këtë qytet duke marë parasysh përkrahjen që ai ka atje . Më tej ai theksoi edhe një herë se kandidimin e Dukës në Durrës nuk e ka kërkuar Partia Republikane por Partia Demokratike.
“Agron Duka në zgjedhjet e fundit parlamentare, kaloi çdo parashikim të Partisë Republikane në Durrës, me mbështetjen e madhe që siguroi. Ne nuk e kërkuam, por dukës ju kërkua të kandidonte në këtë bashki. Ai pranoi, pasi në Durrës për 15 vjet e djathta nuk ka fituar asnjëherë dhe Duka mund ti Kthente drejtimin e bashkimë të djathtës në këtë qytet. Kjo është një histori tashmë e tejkaluar por jo e luajtur në mënyrë të ndershme siç shprehu edhe vetë Duka. Ne do të japim mbështetjen për të fituar zgjedhjet në këtë bashki por edhe në çdo bashki tjetër të vendit”.
Deklarata e Kryeministrit Rama për bashkim kombëtarë vë interesin kombëtarë, kundër atyre të BE- së dhe Natos
Duke folur për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar, Mediu u shpreh se kjo deklaratë bën që në sfond të duket një tjetër rrezik për të gjithë shqipërinë dhe se kjo është një kopjo e shëmtuar e asaj që ndodh në Maqedoni. Prioritet i qeverisë duhet të jetë antarësimi në BE dhe jo deklarata të tilla.
“Duket një tjetër rrezik në sfond, një kopjo e shëmtuar e asj që ndodh në maqedoni. Qeveria Maqedonase ngre flamurin për kurthe që nuk kanë të bëjnë fare me të, duke vënë primar interesin kombëtarë dhe duke lënë mënjanë integrimin në NATO apo në BE. Të njëjtën gjë po bën edhe Rama. Po vë interesin kombëtarë kundër atyre të BE- së dhe Natos. Prezenca jonë në nato lidhet me integrimin në Europë dhe nuk ka vend deklarata si ato të Ramës. Ajo çka po bën Rama është mohimi dhe shkatërrimi i perspektivës tonë në be. Rama për pushtetin ka deklaruar se prish miqësine për këtë ai do të prishë edhe interesat tona kombëtare. Kërkohet një ndryshim raikal dhe ky lidhet me dashurinë dhe qartësinë me qytetarët. Duke krijuar një raport sa më të ndershëm me çdo qytetarë. Duhet të krijojmë një raport se si duhet të funksionoj qeveria. Askusht nuk mund të jetë mbi kushtetutën as kryeministri. Asnjë politikë nuk ka vlerë nëse nuk theksojmë se i rëndësishëm është çdo qytetarë. Nuk duhet të krijohen mure midis qeverisë, pushtetit dhe qytetarëve”. 
Opozita dhe PR-ja fushatë në çdo fshat e qytet për të dëgjuar zërin e çdo qytetari
Më tej duke folur për zgjedhjet e 21 qershorit Mediu u shpreh se çdo kandidat i opozitës duhet të dëgjojë zërin e çdo qytetari. Kështu fushata e çdo kandidati të opozitës duhet të bëhet me çdo qytetarë duke shkuar në çdo qytet e fshat pasi prioritet i opozitës nuk është ardhja në pushtet por dëgjimi i zërit të çdo qytetari.
“Është detyrë e opozitës dhe e PR që të jemi përkrah qytetarëve dhe të bashkohemi me njërëzit në çdo qytet e fshat që të përkrahim e mbështesim interesat dhe nevojat që ata kanë. Ne nuk mund të pranojmë një ligj që kërkon të hapë dosjet. Ai është gjysmak dhe manipulues ndaj ne nuk mund ta pranojmë atë. Zgjedhjet lokale janë një mundësi e opozitës për të dëgjuar zërin e qytetarëve, ndaj ajo duhet të bazohet tek ky zë i qytetarëve dhe jo tek ardhja në pushtet. Në këto zgjedhje opozita duhet të kapërcente interesin partiak, për të pasur kandidatët personal të saj më të mirë, për tu thënë qytetarëve se po shikohen interesat e tyre dhe jo ato partiak. Ndarja territoriale tërësisht partake dhe me interesa të ngushta. Ne duhet të jemi nw radhw tw parë përkrah tyre nw çdo momentë dhe kudo”.
Në fund të fjalës së tij, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se forca e tij do të japë kontributin e saj maksimal për të mundësuar fitoren e përbashkët më 21 qershor.
Sigal