Mediu: E djathta jo koalicion me Ramën, vendi ka nevojë për opozitë

500
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka analizuar faktorët që çuan të djathtën drejt humbjes. Sipas tij mungesa e përfshirjes aktive në fushatë të aleatëve të Partisë Demokratike, për kryetarin republikan është një ndër faktorët. Mediu gjithashtu kritikon vendimin e Bashës për të personalizuar fushatën dhe për të lënë jashtë saj figurat historike të Partisë Demokratike. Gjithashtu ai deklaroi se për fatin e keq ideja e krijimit të idesë, brezat e rinj -brezat e vjetër, krijon një lloj konflikti që krijon një lloj përjashtimi. Kreu i Republikanëve ka rezerva edhe për marrëveshjen e Bashës me kryeministrin. Për Mediun qëndrimi në opozitë sjellë reformimin e Partisë Demokratike duke nisur që nga kryetari i saj. Fatmir Mediu është kategorikisht kundër përfshirjes së opozitës në qeverinë e prodhuar nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Sigal