18 ditë paraburgim për Haradinaj

Të paktën 18 ditë do të qëndrojë në paraburgim Ramush Haradinaj. Kështu raporton media serb Tanjug ndërsa kjo do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin, përcjell Telegrafi.

Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradimin e Haradinajt do të kryhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për Ekstradimin, ka konfirmuar për Tanjug prokuroria serbe. Gjykata e Apelit në Francë dje ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.