Mediat ndërkombëtare jehonë tubimit të PD-së: Po planifikon radikalizimin e protestave

468
Mediat ndërkombëtarë kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës duke theksuar faktin se ajo u zhvillua pa incidente. Yahoo shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare bllokuan 5 kryqëzime kombëtare sot për një orë, ndërsa citohet deklarata e kryetarit të PD Lulzim Basha se protesta ishte kundër trafikut të drogës, krimit, trafikut të votave, kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Mediat vënë në duke edhe faktin se protesta i paraprin ardhjes së negociatorëve të Parlamentit Europian në përpjekje për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës. Kjo e fundit nuk pranon të negociojë nëse Rama nuk jep dorëheqje dhe t’i hapë rrugë qeverisë teknike. Balkan Insight duke iu referuar burimeve nga PD shkruan se opozita po përgatitet për një protestë më të madhe në 7 maj në Kavajë ku do zgjidhet kryebashkiaku i ri.

“Partitë shqiptare të opozitës planifikojnë të radikalizojnë protestat e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës duke filluar nga e hëna”, shkruan Balkan Insight. Birn thotë me tej se përshkallëzimi i planifikuar i protestave ka të ngjarë të pengojë çdo mundësi kompromisi.
Kriza shihet me shqetësim në Bruksel sepse po pengon zbatimin e reformave të rëndësishme gjyqësore faza e parë e së cilës përfshin verifikimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Lajmi është pasqyruar dhe në Fox News.
Sigal