Mediat italiane: Ja kush është e dashura sekrete e presidentit rus

490
Presidenti rus është mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Por mediat italiane “Libero” dhe “Giorno” pretendojnë se kanë zbuluar të dashurën sekrete të Vladimir Putin. Bëhet fjalë për ish gruan e miliarderit Rupert Murdoch, Wendi Deng.
49-vjecarja ka lindur në Kinë, ndërsa gjithçka nisi kur Deng u njoh me Ivanka Trump dhe hyri në rrethin ‘magjik’ të Donald Trump për të krijuar më pas lidhjet me mikun e Putin, Roman Abramovich.
Deng dhe Putin thuhet se janë njohur në një festë të organizuar nga presidenti. Kujtojmë se në vitin 2013, Wendi Deng 46 vjeçe u martua me manjatin televiziv Rupert Murdoch.
Sigal