Mediat Gjermano-Austriake “Kryqëzojnë” qeverinë/ Rama po bëhet autoritarist, Presidenti dhe opozita ftohen në Berlin

445
Sigal

Media austriake:Edi Rama po bëhet autoritarist, opozita më pranë Gjermanisë

Nga Adelheid Woelfl, “Der Standard”

Qeveria shqiptare vendosi që shqiptarët, të cilët jetojnë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk do kenë më nevojë për leje pune, nëse dëshirojnë të punojnë në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ndjek një kurs shumë nacionalist dhe po simpatizon gjithmonë idetë e Shqipërisë së Madhe. Ai përpiqet ta portretizojë veten si udhëheqës të shqiptarëve në Rajon. Po ashtu, Rama ka ngritur vazhdimisht qytetarët kosovarë në poste ministrore në Shqipëri. Zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj është kosovar. Ai erdhi në detyrë, kur Rama shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm të njohur ndërkombëtarisht, Ditmir Bushati. Bushati e kishte kundërshtuar idenë e orientuar nga Rama, i cili kishte folur në favor të ndarjes së Kosovës, në mënyrë që Veriu, ku jetojnë shumë serbë, të bëhet pjesë e Serbisë. Në terma afatgjatë, kjo politikë e Ramës përbën një kërcënim për integritetin e Kosovës, për shkak se forcon zërat, që kërkojnë të bashkojnë Kosovën me Shqipërinë.

Presidenti Meta dhe Basha ftohen nga kancelaria gjermane

Kancelarja Merkel e bëri të qartë qëndrimin e saj për shtyrjen e hapjes së negociatave Shqipërisë në Samitin e Berlinit, si edhe pakënaqësinë e saj ndaj kryeministrit Rama, derisa nuk e priti në takim zyrtar. Madje ka më shumë se 2 vjet që kancelaria e Merkel i ka ngrirë marrëdhëniet me Ramën, ndërkohë, që gazetarja Adelheid Ëoelfl, njohëse e mirë e Rajonit, e cila shkruante se PD ka lidhje të mira në Gjermani dhe mund t’i përdorë ato për zgjidhjen e krizës. Disa deputetë gjermanë u vetofruan që të ndihmonin në zgjidhjen e krizës politike, duke bërë apel që të shtyhen zgjedhjet e 30 qershorit, mirëpo kryeministri Rama i refuzoi. Ndërkohë, Presidenti Meta do të udhëtojë javën që vjen në Berlin, për të lobuar për mundësitë e ndihmesës gjermane në kapërcimin e krizës politike në Shqipëri. Raportohet gjithashtu se kryetari i PD-së Basha do të udhëtojë drejt Gjermanisë në 3 qershor, një ditë pas protestës së 2 qershorit. Grupi më i madh parlamentar, CDU/CSU qartësoi se vendimi për Shqipërinë do të merret në vjeshtë, dhe ndryshe nga sa është spekuluar në median shqiptare, për këtë vendim janë pajtuar edhe socialdemokratët e SPD. Deklarata e CDU/CSU duket se e rrëzon progres-raportin e Komisionit Evropian, kur thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht të vetëm nga ato që i janë lënë. Mbi të gjitha, CDU/CSU thotë se informacionet për të marrë vendimin e tyre do i marrin jo vetëm nga progres-raporti, por edhe nga burime të tjera. Interesant është fakti se ndërsa në progres-raport theksohet fakti që reforma në drejtësi është ajo që i jep peshën vendimtare rekomandimit për nisjen e negociatave, gjermanët janë skeptikë. Sipas CDU/CSU, Shqipëria nuk ka një sistem gjyqësor funksional. Në fund, gjermanët e CDU/CSU bëjnë thirrje për dialog dhe sërish vetëofrohen për negociata, duke thënë se asnjë temë nuk duhet të jetë tabu. .