Media greke: Rama shantazh Brukselit për bashkimin me Kosovën

460
Media greke ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama mbi një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën.

Një analizë e publikuar në portalin e të përditshmes greke, “Kathimerini”, i referohet intervistës msë zotit Rama për portalin Politico, ku ndër të tjera ai është shprehur se bashkimi me Kosovën është një alternativë e mundshme ndaj dyerve të mbyllura të Bashkimit Europian.

“Nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t’i bëjë shantazh Brukselit me makthin e Shqipërisë së Madhe, për të avancuar procedurat e anëtarësimit… Mirëpo, Europa nuk shantazhohet me dilema të këtij tipi”, nënvizohet në shkrimin e analistët të njohur të çështjeve ballkanike, Stavros Tzimas.

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, mirëpo reformat kanë mbetur në baltë për faj jo të BE-së, por të udhëheqjes politike të Tiranës, në majë të piramidës së të cilës ndodhet sot Edi Rama, shkruan analisti grek.

Dhe vazhdon: “Pavarësisht se çfarë beson dhe çfarë thotë ai vetë, imazhi që dominon sot në Europë për Shqipërinë, është imazhi një vendi që noton në korrupsion, ku shteti konsiderohet një trofe për çdo parti në pushtet, ku drejtësia është e manipuluar (edhe nga) krimi i organizuar, dhe ku kanabisi është shndërruar në një produkt për eksport. Dhe një shtet të tillë, vështirë se BE do ta anëtarësojë në gjirin e vet”, shkruan Tzimas.

Për analistin Stavros Tzimas, shqiptarët janë një popull punëtor dhe fisnik që e meritojnë vërtetë të anëtarësohen në “Klubin e Brukselit” (Bashkimi Europian).

“Mirëpo, në vend që të kanosë me armën e Shqippërisë së Madhe, Rama do të bëjë mirë të shfrytëzojë potencën e tij politike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit, që do t’i lejojnë trenit shqiptar në vazhdojë rrugëtimin në shinat europiane”, shprehet analisti grek.

Përndryshe, sipas tij, deklarata të tilla mund të shkaktojnë reaksione zinxhir në gjithë Ballkanin, “një rajon ku popujt vazhdojnë të bashkjëjetojnë në një litar të tendosur”.

Reagimi – Dy ambasadorë USA kundër: Thirrjet për bashkim, të pakujdesshme
Sigal