Me tren për Marsejë, Presidenti Meta zgjedh transport publik në Francë

466
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdon vizitën e tij zyrtare në Francë ku ka pasur një axhendë të ngjeshur me aktivitete dhe takime.

Së fundi, Kreu i Shtetit merr pjesë në Konferencën  “Mediterranean of the Future” në Marsejë. Ai ka publikuar një foto me Ambasadorin shqiptar në Paris Dritan Tola, teksa ka preferuar transportin publik për të udhëtuar me tren drejt Marsejës.

“Rrugës për Marsejë, së bashku me Ambasadorin tonë në Paris, Dritan Tola, për të marrë pjesë në Konferencën ‘Mediterranean of the Future’”, shkruan Presidenti Meta.