Me të njëjtën citim, LSI me parrulla në kuvend, “ Jo Drogës”, “Kundër Krimit”

485
Në seancën e sotme të kuvendit për çështjen Tahiri, PD dhe LSI janë bërë bashkë. Deputetët e opozitës në kuvend janë shfaqur me pankarta në duar. 
Të ulur në karriget e kuvendit ata mbajnë në duar pankarta me shënime: “Qeveri Mafizoe”, “Qeveri e Drogës”, “Qeveri e Krimit”, “Jo Krimit”.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme deputetët si Albana Vokshi, Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Floida Këpaçi, Enlekejd Alibeaj e të tjerë pasi mbajtën në duar pankartat tani i kanë vendosur ngritur në tavolinat e tyre. 
Fronti opozitar kërkon arrestimin e Saimir Tahirit dhe ditën e sotme pritet të kryhet edhe votimi nga kuvendi.
Në Kuvend kanë mbërritur dy shkresat e PD dhe PS-së sot në lidhje me akuzat që qëndrojnë mbi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. 
Sjellim në vëmendje që sot Saimir Tahiri në Kuvend zgjodhi që në kohën që kishte për mbrojtjen e tij të thoshte vetëm dy fjali. 
Ndryshe nga herët e tjera ku në Këshillin e Mandateve Tahiri mori kohë gjerë e gjatë, në Kuvend mesa duket ish-ministri nuk kishte asgjë për të folur.
“Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar dhe përbetuar, unë po jua kursej këtë. Mbi të gjitha nuk pres që mbrojtjen time ta bëj këtu te ju”, u shpreh Tahiri dhe menjëherë pas kësaj u ul në fund të sallës së Kuvendit.
Sigal