“Më të frikshmit në botë”, televizioni gjerman dokumentar për mafien shqiptare:Ja bizneset e tyre

564
Sigal

Televizioni gjerman ZDF ka tronditur opinion publik mbrëmjen e djeshme.

ZDF ka transmetuar një dokumentar rreth 45 minuta ku flitej për mafian shqiptare.

‘Në mesin e bandave: mafia shqiptare’, titullohej dokumentari i transmetuar mbrëmjen e djeshme dhe i realizuar nga gazetari David Beriain

‘Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit’, shkruhet në faqen zyrtare të televizionit gjerman ZDF.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

Gazetari David Beriain ka ardhur në Shqipëri për të treguar një pasqyrë të strukturave të kësaj organizate kriminale – struktura që janë të rrënjosura fort në lidhjet tradicionale, dhe të ndjekin një kod të fortë nderi deri edhe hakmarrjeje, thuhet në faqen zyrtare në internet të televizionit gjerman, ZDF.