“Më sillni emrin e një studenti, por jo të rrini e të këndoni…”/Rama premton të shkarkojë anëtarët e Qeverisë në Bordet e Administrimit

551
Sigal

Kryeminsitri Edi Rama ka shkarkuar sot anëtarët e Qeverisë nga Bordi i Administrimit, te Universiteteve Publike.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë që Rama ka reaguar disa herë sot për dialog me studentët në plotesim të kërkesave të tyre, duke thënë se 8 pikat janë vetëm fillimi.

“Do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit. Por unë nuk bëj asnjë lëvizje, po nuk erdhët këtu dhe po nuk folëm bashkë. Ju të rrini e të këndoni këngët e Monikës e të Lulit në Bulevard.  Ju më sillni një emër të një studenti, që doni ju dhe  do ta vendosim direkt, por jo të rrini aty”, ishte kjo deklarata e Ramës gjatë video konferencës live në Facebbok, ditën e hënë.

Kujtojmë që ku ka qenë një propozim nga vetë Kryeminsitri, dhe nuk është një kërkesë e studentëve.

ANËTARËT E BORDIT TË ADMINISTRIMIT NË UNIVERSITETE

Bordi i administrimit