Me perëndimin apo me lindjen?

484
Sigal

Kryeministri Rama promovon sërish “Mini-Schengen-in”: Lëvizja shkon tutje në takimin e 10 nëntorit, në Ohër

Kryeministri Rama shfrytëzoi dje mbledhjen e Forumit 17+1 për të promovuar më tej projektin e “Mini-Schengen-it” të firmosur pak javë më parë me Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe Kryeministrin në largim të Maqedonisë së Veriut, Zaev. Rama konfirmoi deklaratat e Vuçiç rreth projektit se marrëveshja bazohet “në 4 liritë e BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve”. Ai tha se në datën 10 tetor do të zhvillohet takimi i radhës në Ohër, takim në të cilin janë ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor: “Dua të nënvizoj rëndësinë e pranisë së kryebashkiakëve nga rajoni që vijnë këtu si vende që përbëjnë Forumin 17+1. Është periudhë kohe në historinë e përbashkët. Përpara disa javësh bëmë takim me krerët e Maqedonisë dhe Serbisë bazuar në katër liritë e BE […] Kjo lëvizje do të shkojë më tutje me takimin në Ohër me 10 nëntor, ku janë të ftuar të gjithë liderët e rajonit, por edhe protagonistë të tjerë, partnerë ndërkombëtarë, protagonistë të transformimit të kësaj hapësire nga një zonë konflikti në një hapësirë bashkëpunimi.”