Me marrëveshjen e re, Qeveria i fali grekëve fushat më të mëdha të gazit dhe naftës

554
Sali Berisha: Rama fali fushat më të mëdha të gazit dhe naftës

Pasi anuloi me vendim 100% korruptiv të Gjykatës Kushtetuese dhe 100% për llogari të palës së tretë Marrëveshjen e Detit me Greqinë, të bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as më pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qenë territor i tij. Arritjen e kësaj marreveshje, në të cilën Shqipëria humbet të paktën 1 mijë km katror sipërfaqe detare, Edi Rama e mbajti në fshehtësi të plotë dhe shqiptarët e morën vesh arritjen e saj nga informimi që bëri në Parlamentin e vendit të tij ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, i cili deklaroi se me marrëveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujërat e saj territoriale. Pas kësaj deklarate, Rama nxori Ditëziun për të deklaruar dhe mashtruar shqiptarët se marrëveshja është dhe do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Rama vetë pohoi se marrëveshja me Greqinë është arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marrëveshje, por pa përgënjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar atë që deklaroi ministri i Jashtëm grek në Parlamentin e vendit te tij.

Cilido që di të lexojë deklaratat e mësipërme e ka të qartë se marrëveshja është arritur dhe se Edi Rama ka pranuar hartën e palës greke, në të cilën, sipas burimeve të sigurta, përveç zgjerimit në 12 milje të kufirit detar të Greqisë, Rama i fali vendit fqinj fushat më të mëdha të gazit, por dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut. Pas shpërthimit të skandalit, Rama dërgoi në “Opinion” një çakall qeveritar të denatyruar nga vjedhja, me qëllimin e vetëm t’iu thoshte shqiptarëve se të gjitha tezat greke antishqiptare për luftën italo-greke janë të vërteta prandaj dhe marrëveshja e tij bazohet mbi këto të vërteta dhe është e drejtë. Sipas këtij sharlatani apatrid shqiptarët nuk kishin luftuar ndonjëherë. “Ku luftojnë shqiptarët, ata nuk luftojnë”, përsëriste ai si refren në llogorenë e tij të pandërprerë. Kështu, sipas tij, Skënderbeu nuk është shqiptar, sepse nënën e kishte serbe dhe Gjoni ishte diku nga Azia, dhe se Kruja nuk ndodhet në Shqipëri, por ndodhet diku në Serbi apo Dagestan. Sipas çakallit të Ramës, Karmahmut Pasha nuk është shqiptar dhe Shkodra dhe rrethimet e saj nuk janë dhe nuk kanë ndodhur në Shqipëri, as dhe Ali Pashë Tepelena nuk ka ekzistuar apo është grek, sepse flinte me Vasiliqinë. Sipas tij, shqiptarët nuk kanë luftuar ndonjëherë dhe ata nuk luftojnë, sepse lufta e Vlorës e vitit 1920 nuk ka ekzistuar, apo se italianët nuk u përzunë nga Vlora, sepse nuk ishin aty fare apo ikën vet. Po sipas këtij oligocefali, që përdor valët e publikut për të fyer një komb të tërë, shqiptarët nuk luftuan në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk u renditën në anën e fituesve apo, edhe nëse u renditën, këtë e bënë aleatët anglo-amerikan, Çurçilli dhe Ruzvelti, për dashurinë që kishin për diktatorin Hoxha. Shqiptarët nuk luftojnë dhe ku kanë luftuar ata ndonjëherë, thoshte kjo karikaturë e Jorgo Zografit, se nuk bënë ata luftën e fundit çlirimtare në Europë dhe nuk ranë për t’u bërë të pavdekshëm mbi 2000 syresh për çlirimin e Kosovës.

Të gjithë këtë urrejtje dhe histeri ndaj shqiptarëve ky çakall i Edi Ramës e bëri vetëm e vetëm në funksion të marrëveshjes së re të Edvinit, në të cilën ai hoqi të mbathura dhe çdo gjë dhe doli më lakuriq se kur shëtiste cullak hipur mbi gomar buzë liqenit artificial të Tiranës në vitin 1995. Kështu, pasi volli e volli në studio ndaj shqiptarëve dhe asgjesoi historinë e tyre, Edvin Kristaq Rama me zëdhënësin e tij koprolalik deklaroi dhe mbrojti një për një të gjitha tezat greke për fajësinë e shqiptarëve në konfliktin italo-grek, teza dhe pretendime të cilat u hodhën poshtë njëherë e përgjithmonë nga Konferenca e Paqes së Parisit, në të cilën Shqipëria u rendit me vendet fituese aleate dhe jo vendet e mundura siç dëshironte Greqia. Sipas Edi Ramës dhe çakallit të tij Artan Lame, të denatyruar nga vjedhja, Shqipëria është palë kundër Greqisë në Luftën Italo-Greke, sepse nuk ishte vend i pushtuar dhe se 7 prilli nuk ka ekzistuar, madje se shqiptarët kishin shtet, kishin mbret dhe kurorë dhe Viktor Emanueli dhe Jakomoni nuk ishin italianë, por shqiptarë në 30 breza. Sipas Ramës dhe Plushkinit të tij, batalionet shqiptare, të cilat në luftën italo-greke dezertuan nga fronti dhe u shndërruan në një faktor të rëndësishëm të disfatës së pushtuesve italianë, nuk dezertuan për të dëmtuar pushtuesit italian, por thjeshtë se shqiptarët nuk luftojnë.

Le t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij që po bënë tregti për karrigen e tij me pasuritë më të mëdha kombëtare, të bëhemi gati për mbrojtjen e tyre, duke përmbysur sa më parë narkoshtetin e tij.
Sigal