Me fytyrat e Trump e Putin të stampuara, a janë këta iPhone-t më të shtrenjtë?

523
Mund të konsiderohen iPhone 7-at më të veçantë deri më tani. Kompania ruse Caviar ka prezantuar dy iPhone 7 të rinj, në pjesën e prapme të të cilëve ndodhen fytyrat e dy liderëve më të fuqishëm në botë, Donald Trump dhe Vladimir Putin. Fytyrat e liderëve përkatësisht atij amerikan dhe rus janë të praruara në ar.
Në pjesën e prapme të telefonave poshtë fytyrave të Trump dhe Putin janë të vendosura edhe stemat e shteteve dhe dy rreshtat e parë të himneve.
Secili prej dy telefonëve kushton 3300 dollarë, dhe kanë hapësirë si të gjithë iPhone-t e tjerë të zakonshëm 32 GB. Kjo nuk është hera e parë që kompania Caviar u vë kapakë ari të personalizuara iPhone-ve. Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kompania bëri një seri kapakësh me shprehjen “Make America Great Again” që ishte dhe sllogani i Presidentit Trump.
Sigal