Me flamuj kuqezi e me plisa të bardhë, protestë para ambasadës greke: Mos fshini emrin “Çamëri”

416
Shoqata ‘Çamëria’, Partia Drejtësi Integrim por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida” kanë protestuar sot para ambasadës greke në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”. Në protestë merrnin pjesë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.
Dhjetëra qytetarë çamë me flamuj kuqezi por edhe me plisa të bardhë kanë marrë pjesë në protestë duke kërkuar transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi.
Ata kanë kërkuar që emri ‘Çamëri’ të mos fshihet nga tekstet shkollore, ashtu siç po përflitet, si një nga kërkesat e Greqisë në bisedimet mes dy vendeve.
Sigal