Më 8 korrik Merkel vjen në Tiranë, ja axhenda dhe takimi me krerët e lartë

496
Në datën 8 korrik në Tiranë do të mbërrijë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ndërsa është bërë publike edhe axhenda e saj.
Në orën 13:50 Merkel do të zbresë në aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 14:50 do të zhvillohet ceremonia e pritjes dhe më pas takimi me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit kokë më kokë, në orën 15:30 Rama dhe Merkel do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në orën 16:10 Kancelarja Merkel do të pritet nga Presidenti Nishani. Ndërsa në orën 17:00 Merkel merr pjesë në konferencë ekonomike në Rinas, që do zhvillohet në ‘Tirana Business Park’
Sigal