Më 24 tetor, Komisioni i Venecias shqyrton draftin e “drejtësisë”

424
TIRANË – Pas publikimit të progres raportit në datë 21 tetor edhe Komisioni i Venecias ka futur në axhendën e tij draftin e reformës në drejtësi. Dokumenti i hartuar nga ekspertët e drejtësisë së nivelit të lartë vendas e të huaj do të merret në shqyrtim në datën 24 tetor. Datë kjo e publikuar në kalendarin e punës së Komisionit Evropian për të demokraci përmes ligjit. 
Në faqen zyrtare të këtij komisioni behet me dije se drafti do të prezantohet nga Kryekomisioneri i kësaj reforme , Fatmir Xhafaj. Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, ka përfshirë ne sesionin e 104 të tij edhe opinionet e partisë demokratike për 53 amendamentet e ekspertëve . Opinione këto që do të shqyrtohen në muajin dhjetor. 
Reforma në drejtësi është kusht për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe miratimi i saj nevojitet te kryhet me konsensus të dy kampeve politike. Reforma në drejtësi do të prekë kushtetutën e vendit e për rrjedhojë edhe funksionimin e një sërë institucioneve dhe zgjedhjen e titullarëve të tyre. 
Zgjedhja e presidentit parashikohet të bëhet me shumicë të cilësuar ndërsa e kryeprokurori të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve, po ashtu edhe KLD parashikohet të rikompozohet.
Sigal