Më 23 qershor s’do jeni më në Kuvend!

468
Sigal

Statusi, Topalli “përplaset” me deputetët e PS

Mosmarrja e statusit të vendit kandidat në BE, ka ngjallur debate ne sallën e Kuvendit dhe replika mes deputeteve socialiste dhe Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. Në pjesën e debatit të lirë, deputetja socialiste Valentina Leskaj ka akuzuar qeverinë se po përpiqet t’i faturojë dështimin e saj lidhur me statusin, opozitës. “Zonjë, në vend të reflektimit dhe përgjegjësisë, qeveria përpiqet për t’i faturuar përgjegjësinë opozitës. Megjithëse dyshoj se ka njeri që mund t’i besojë më. Kjo qasje nuk i shërben integrimit, këta janë të paaftë për t’i dhënë shanse integrimit të vendit. Shqipëria ka mbetur vetëm me katër prioritet të plotësuara. Përralla me përgjegjësi të opozitës nuk i beson më. Problemi që vjen ka të bëjë me korrupsionin”, -tha Leskaj. Ndërkohë, si replikë Topalli ka ftuar sërish deputetët e PS-së të votojnë 3 ligjet e kërkuara. “Hajde voto 3 ligjet”, tha Topalli. Teksa deputeti socialist Ditmir Bushati mbante fjalën e tij në lidhje me paaftësinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të përmbushur kriteret e kërkuara nga BE.
Replikat dhe akuzat Topalli-Bushati:

Jozefina Topali, Ditmir Bushatit:- Ku ta gjesh fytyrën tane mor djalë.

Ditmir Bushati:- Ju, zonjë abuzoni me postin tuaj.

Topalli: – Ti edhe mund të jesh deputet në 23 qershor, për shërbimet që i kryen kryetarit tat, po 2/3 tuej, nuk do të ulen më deputet.

Bushati:- Ti, moj zonjë nuk ke lexuar kurrë ndonjë libër.

Topalli, Bushatit: – Tani dëgjo, falëndero ata shkodranë që të kanë shpëtu kokën e babait që si mi iku 20 vite më parë ndaj duhet të votoni 3 ligjet. Unë sa herë të gënjeni do ju them se gënjeni dhe i keni ba dëm të madh Shqipërisë, por më 23 qershor. Më shumë se gjysma prej jush nuk do jeni deputetë dhe do ju vrasë dy herë ndërgjegjja. Të shtypnit 3 herë butonin për t’i dhënë statusin Shqipërisë. Keni për të më kujtuar pas 23 qershorit. Unë do jem këtu.

Ditmir Bushati:-  Unë do të dëshiroja të mos më ndërprisje dhe të tregoje se minimalisht nxjerr mësime, je në progres raport dhe e ke nxirë veten dhe postin që mban. Ti bën sikur ke lexuar ndonjë libër në veten tënde. Pas 23 qershorit do të respektoj në opozitë.

Topalli: – Ti ndoshta do jesh në Kuvend me 23 qershor për shërbimin që i bën kryetarit, ndërsa 2/3 s’do të jenë. Sa për çështje të familjes unë nuk e lëshoj veten se të njoh dhëmbë dhe dhëmballë se familja ime nuk është e jotja, si mi.