Më 21 mars nis gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

680
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake më 21 mars për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë. 
Seanca te Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.
Saimir Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve në trafikimin e lëndëve narkotike dhe për shpërdorim detyre. Vetë ish-ministri i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, ndërkohë që ai u hetua edhe nga prokuroria e Katanias në Itali. Në fund të hetimeve, pala italiane mbylli dosjen duke mos gjetur prova që Saimir Tahiri të kishte shkelur ligjin italian.