Me 13 milionë euro të restaurimit, Muzeu Historik mund ta ndërtohej nga e para, ndërkohë që Teatri prishet

599
Sigal

Populli vuan për bukën e gojës, Rilindja jep 13 milionë euro për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar

Qeveria e Rilindjes tregohet hovardare, duke shpenzuar qindra milionë euro për koncesione, për restaurime fasadash të godinave të institucioneve shtetërore, për luksin e zyrave të institucioneve shtetërore, për sheshet e qyteteve, kur, ndërkohë, shkurton fondet për arsimin dhe shëndetësinë publike, nxjerr nga skema e ndihmës ekonomike mijëra familje. Muzeu Kombëtar do të rikonstruktohet. Drejtorja e Institutit të Monumenteve të Kulturës deklaron se vlera e investimit është rreth 13 mln euro dhe në projekt parashikohet ndërhyrje e plotë e, madje edhe riparim i objekteve që ndodhen në muze. Me 13 milionë euro, ndokush mund të ndërtonte deri ën 3 ndërtesa të njëjta me Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa qeveria i jep 13 milionë vetëm për restaurim.

Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve: Ashtu si në çdo muze do të kemi këndin e informacionit, një librari, mund të jetë një kafene, mund të jetë një ambient për fëmijët. Në Muzeun, që tashmë është hequr nga zona e mbrojtur e trashëgimisë historike, pikërisht për t’u hapur rrugë edhe këtyre ndërhyrjeve restauruese.