Mbytjet në plazhe, Vasili sulmon Ramën: Kryeministri i shurdhër vazhdon dënglat e dëgjesave hipokrite

572
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në një me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Velipojë ku humbi jetën një pushues nga Kosova, pasi tentoi të shpëtonte gruan e tij që po mbytej.
Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili akuzoi Ramës se pavarësisht tragjedive, ngelet i shurdhër.
MESAZHI I VASILIT
Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon, dy qytetarë të tjerë mbyten në Velipojë.
Ngushëllimet e mia familjeve të tyre!
Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.
Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin.
Turp!
Sigal