Mbyllja e Universiteteve, Berisha ‘Tani 1/3 maturantëve pa diploma’

405
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me gazetarët, flet për reformën në arsimin e lartë të ndërmarrë nga qeveria, dhe më konkretisht me mbylljen e 25 univeristeteve. Në fjalën e tij ai dënoi këtë nismë të qeverisë, ndërsa shtoi se kjo ka bërë që 1/3 e maturantëve të mbeten pa arsim të lartë, duke ulur sipas tij pranimin në universitete nga 70% në 42%. Sipas Berishës, kjo është e kundërta e asaj që po ndodh në botë, e cila sipas ish-kryeministrit ka trefishuar numrin e studentëve. “Përqindjee e pranimit të maturanëtëve nga 70% në 42%. Dua të informoj qytetarët se tre dekadat e fundit kanë trefishuar në botë numrin e studentëve. Në tëërësi vendet e lira kanë adaptuar politikën e dyerve të hapura të universiteteve të tyre. pse ky vendim? Për tre arsye, së pari universitetet nuk kanë qenë kurrë molla e ndaluar. Së dyti zhvillimet e furishme teknologjike, kanë bërë që sot 1/3 e vendeve të punës, të kërkojnë detyrimisht diploma universitare. Së treti, procesi i shkollimit të lartë është edukimi.” theksoi Berisha