Mbyllja e protestës/ Basha nga selia e PD: Javën e ardhshme, çdo ditë të bashkuar në mbrojtje të demokracisë

468
Sigal

Në mbyllje të protestës së nëntë kombëtare të opozitës, nga selia e PD-së kreu i saj Lulzim Basha u shpreh se, ora e fitores po afron, ndërsa shtoi se fundi i tiranisë është shumë pranë.

Ai ftoi qytetarët që çdo ditë të javës së ardhshme të jenë të bashkuar në mbrojtje të demokracisë.

“Nderim dhe mirënjohje për nënat, motrat, vajzat tona që e kthyen këtë në protestën më të bukur, me të cilën krenohet Shqipëria.

Jemi më të fortë, më të shumtë, më të vendosur se kurrë në triumfin kundër narkoshtetin. Kurrë nuk ka qenë më i madh bashkimi i shqiptarëve. Edhe socialistë që u bashkuan sot kundër krimit dhe Shqipërisë si gjithë Europa.

Nesër, pasnesër, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten , të shtunën, të dielën kështu të bashkuar në mbrojtje të demokracisë. Është fundi i tiranisë, ora e fitores po afron”, u shpreh Basha.