Mbyllet votimi në Gjirokastër. Pjesëmarrja më e ulët historike: 15 %

435
Sigal

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili ka ndjekur sot votimet së bashku me vëzhguesit e opozitës në Gjirokastër thotë se në këtë zonë kanë votuar vetëm 15% e votuesve.

Deklarata e Prof. Dr. Tritan Shehut

Qarku i Gjirokastres përbuzi këtë farse elektorale.

Në nivel Qarku sot “votuan” vetëm 19405 persona ose 15,72 % e “votuesve”.

Një falenderim i thellë për popullsinë e këtij Qarku, për këta njerëz fisnikë me kontribute të pa shlyeshme në historinë tonë, që gjithmonë me qetësinë, mençurinë e përgjegjshmërinë e tyre i janë kundërvëne të Keqes në shekuj.

Një bravo e madhe edhe për atë masë të votuesve të dikurshëm socialistë, që refuzuan sot këtë provokacion të rëndë ndaj demokracisë e puralizmit shqiptar.

Një mesazh i vërtetë e i qartë patriotik ky nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Këlcyrë, Përmeti, Tepelena e Memaliaj.

Nëqoftëse KZAZ-te e pupaceve do të publikojnë shifra të tjera imgjinare, i kërkoj të publikojnë menjëherë listat e atyre që ”votuan” ( jo për cilin ”votuan”) dhe gënjeshtrat do të dalin lehtësisht mbi “ujë”.