Mbyllet protesta, Basha: Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit

424
Sigal

Pas mbylljes së protestës së nisur sot rreth orës 10:00, Lulzim Basha nga selia e PD është shprehur se “sot në të katërtën protestë radhazi popullin i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të krimit dhe nxjerrjen lakuriq para botës, por dita e sotme ka një rendësi që shkon përtej fytyrës së shtetit që vjedh, ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen”.

Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm mes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi i shkaktarit kryesor, autorit dhe përfituesit, krye zullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, e cila do të vazhdojë me shpresën dhe bashkimin në shqiptarët që kanë njohur në tre dekada.

Edhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë të vërtetën që ju keni buçitur, Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund.

Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, aq më shumë do ti shtohet makthi dhe fatura para popullit që do ta paguajë para drejtësisë, ndaj dua tu bëj një thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të Evropës të zgjedhjeve të parakohshme të lira e të ndershme pa Ramën dhe horrat e kriminelët e tij.

Në një akt që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt. Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhmen tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, tha Basha.