Mbyllet numërimi, PS shpall fitoren në bashkinë e parë

577
Sigal

Pas 12 vitesh bashkia e Pustecit do të drejtohet nga socialistët. Në përfundim të numërimit të votave, Pali Kolevski, i cili kandidoi nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar me një diferencë prej 645 votash më shumë, ndaj kandidatit tjetër në garë, i cili është edhe kreu aktual i baskisë, Edmond Themelko, që më 30 qershor garoi nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim.

Në përfundim të procesit në numërimit rezultoi se Pali Kolevski kishte 1505 vota ndaj 859 votave të rivalit të tij në garë. Pusteci ishte bashkia me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve me 55.44% ose 7724 votues. 21.67% ishte pjesëmarrja në rang republike në zgjedhjet ku opozita nuk mori pjesë dhe në 31 bashki kishte vetëm një kandidat.