Mbyllet fushata në Elbasan, Batutat në shi të Ramës: Sejdinin e pret një bereqet i madh

445
Me një fjalim që përngjante më një mea culpa,kreu i qeverisë Edi Rama, mbylli fushatën në Elbasan ku tha se është i vetëdijshëm se ka ende shumë njerëz të papunë dhe se në administratë korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues, dhe se vota e 21 qershorit është një shtysë për të ecur më tej me reformat për ta luftuar këtë fenomen.
Edi Rama: Unë jam shumë i vetëdijshëm se ka ende shumë probleme në ballafaqimin e njerëzve me shtetin, në zyra ku në vend se të marrin shërbime, marrin shuplaka arrogance dhe për më tepër akoma, vazhdojnë të pengohen nga dora e ndyrë e korrupsionit.
Duke e cilësuar Elbasanin si vendin nga ku do të shenjohet fitorja më e thellë e kandidatëve të majtë për zgjedhjet lokale, shiun që shoqëroi takimin elektoral Rama e krahasoi me bereqetin që pret Qazim Sejdinin apo edhe Elbasanin në 4 vitet e ardhsme.
Edi Rama: “Është e dyta herë që unë vij për t’ju takuar këtu në Elbasan dhe është e dyta herë që ka edhe shi. Mesa duket bereqet i madh e pret Qazim Sejdinin, ditën e dielë, dhe jam i bindur që bereqet i madh e pret Elbasanin në 4 vitet e ardhshme.
Më herët koalicioni i majtë u ndal në Librazhd, ku Rama ftoi qytetarët të votojnë për kandidatin e majtë në krye të Librazhdit, duke e konsidruar alternativën e Pd një pediatër që nuk mund të sakrifikohet për një kryebashkiak të paaftë.
Edi Rama: “Kandidatin e importuar të PD-së e ndihmoni shumë duke e lënë në vendin e origjinës nga e kanë importuar të vazhdojë të shërbejë si pediatër sepse këtu në Lubrazhd nuk ka cfarë të bëjë. Nuk kemi luksin të humbasim një pediatër për të pasur një kryetar bashkie të paaftë këtu.”
Sigal