Mbyllet dosja për ish-gjyqtarin Imeraj

554
Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal ndaj ish-gjyqtarit kushtetues, Besnik Imeraj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi ndjekje penale ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa procesi i vetingut ndaj tij u ndërpre për shkak të dorëheqjes. Sipas burimeve, prokuroria ka dalë në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale në dokumentet e tërhequra nga KPK. Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga vetingu dhe procesi ndaj tij u ndërpre, por dokumentet e grumbulluara deri në këtë moment iu përcollën prokurorisë për hetim penal. Ditën kur KPK referoi dosjen në prokurori, Imeraj e cilësoi kallëzimin si sulm politik. Ish-gjyqtari Imeraj ishte i pari zyrtar i drejtësisë që kallëzohej për ndjekje penale pas procesit të vetingut.
Sigal