Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, pjesëmarrja rreth 45%

408
TIRANË – Ora 19:00 shënon përfundimin zyrtar të procesit të votimit në të gjitha Qendrat e Votimit. Sipas Kodit Zgjedhor, personat që ndodhen brenda Qendrave të Votimit në orën 19:00 kanë të drejtë të votojnë edhe pas kësaj ore, ndërsa nuk lejohet që të hyjnë persona të tjerë pas kësaj ore. 
Procesi i votimit pavarësisht ndonjë incidenti të vogël përgjithësisht ka qenë i qetë dhe normal. 
Qytetarët shqiptarë kanë votuar për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. Janë 63 parti të cilat garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ku vetëm për qendrat e votimit ishin të angazhuara rreth 7 mijë forca policie. Përveç qendrave të votimit, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje dhe qendrat e numërim të votave prej orës 18:00 të 21 qershorit deri në përfundim të numërimit të votave.
Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë. I gjithë procesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR-it.
Ora 21:00 Pjesëmarrja në votim në shkallë vendit rreth 45%
Ndërsa është mbyllur procesi i votimit pothuajse në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrjaështë:
Në Pogradec rreth 45 %, në Kolonjë 51 %, në Berat votuan 45%, në Skrapar votuan 50%, në Urën Vajgurore votuan 50%, në Kuçovë 48%, në Poliçan 45%, në Memaliaj 45 %, në Kukës 60 %, në Has 62 %, në Tropojë 50 %, në Kurbin rreth 22%, në Përrenjas 57.3%. 

Ora 19:00 Përfundon procesi i votimit pritet konfirmimi nga gjithë QV
Ora 19:00 shënon përfundimin zyrtar të procesit të votimit në të gjitha Qendrat e Votimit. Sipas Kodit Zgjedhor, personat që ndodhen brenda Qendrave të Votimit në orën 19:00 kanë të drejtë të votojnë edhe pas kësaj ore, ndërsa nuk lejohet që të hyjnë persona të tjerë pas kësaj ore. 
Procesi i votimit pavarësisht ndonjë incidenti të vogël përgjithësisht ka qenë i qetë dhe normal.
Sigal