Mbyllen konsultimet publike, një grup ekspertësh javën tjetër në Komisionin e Venecias

473
Përmbyllet faza e procesit të konsultimeve publike mbi projektamendamentet kushtetuese. Javën tjetër më datën 17,18,19 një grup përfaqësues i komisionit të ekspertëve të nivelit të lartë do të shkojë në Venecia për konsultime paraprake në vazhdimësi.
“Të jeni të bindur për një gjë. Fjalët e para nga Komisioni i Venecias do t’i dëgjoni nga grupi i ekspertëve, jo nga politikanët. Deri atëherë unë nuk mund të them asgjë” tha Kristaq Traja.
Ekspertët shtuan se projekti që është i botuar dhe i shtypur është paraqitur për konsultë publike dhe ky konsultim do të mbarojë ditën që projekti do të miratohet.
Ku kanë qenë më shumë kritikat dhe shqetësimet:
– Shqetësimet lidhur me numrin e madh të institucioneve të reja ose me riformatimin e atyre ekzistuese;
– Nevoja për më shumë saktësi lidhur me kriteret përzgjedhëse për kandidatët në organet kushtetuese;
– Paqartësitë mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese në kontrollin e amendamenteve kushtetuese;
– Shqetësimet lidhur me rolin e Ministrit të Drejtësisë në disa prej institucioneve të sistemit;
– Shqetësime lidhur me organizimin e gjykimit administrativ në dy shkallë;
– Propozime për forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
– Nevoja për më shumë qartësi lidhur me decentralizimin e sistemit të prokurorisë;
Sigal