Mbyllen hetimet për dosjen 339, 12 të pandehur çohen në Gjykatë

461
Sigal

Burime nga Prokuroria për Krime të rënda bëjnë me dije se janë mbyll hetimet për dosjen 339 dhe pritet që ditët në vijim të dërgohen në gjykatë konkluzionet përfundimtare.

Në dosjen e prokurorisë janë marrë 10-12 persona të pandehur.

Ndërkohë vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave, dhe ku është i përfshirë dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Kujtojmë se gjatë operacionit “VOL-VO 4” që është pjesë e dosjes 339 ranë në pranga pjesëtarë të tre grupeve kriminale, mes tyre dhe ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, si dhe grupi i Avdylajve në Shijak.