Mbyllen 7400 vende pune nga ligji për lojrat e fatit, Ahmetaj shpjegon si do të veprohet

596
Sigal

Ligji për “Lojërat e Fatit” ka mbledhur përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë, teksa po diskutojnë mbi zgjidhjen finale të tij.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se do të mbyllen 7400 vende punë, por sipas tij ato që do tëmbesin pa punë do të trajnohen dhe do të punojnë në sektorë të tjerë.

“Do të mbyllen 7400 vende punë. Të papunët do të përfshihen në fushata trajnimi. Ato që do të dalin të papunë nga bastete do të trajnohen. Të papunët do të mund të punojnë në sektorë të tjerë. Në fushatë gjithashtu do të përfshihen 63 mijë qyetarët të papunë.

Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtës, zero!.

Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren.”- tha Ahmetaj.