Mbulimi i “Skënderbeut”, Kryemadhi: Mallkim për Edi Ramën nëse do fusë duart tek…

656
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komenton përplasjen e ndodhur pak ditë më parë me bustin e Skënderbeut.
E ftuar në Report Tv, Kryemadhi tha se do të jetë një mallkim për Edi Ramën, nëse do të fillojë dhe të fusë duar dhe te harmonia fetare.
Si e komentoni mbulimin e monumentit të Skënderbeut?
Këtu duhet të reagonte policia bashkiake e Tiranës, e cila duhet të reagonte dhe të thoshte që urdhëro zotëri, kjo nuk lejohet të mbulohet. Shkoni dhe faluni diku tjetër. Unë mendoj që këtu ka diçka më shumë.
Do të jetë një mallkim për Edi Ramën, nesë do të fillojë dhe të fusë duar dhe te harmonia fetare. Do të jetë një mallkim që do ta ndjekë për breza të tëra.
Si po sillet me politikën e jashtme?
Ai nuk merr vesh nga politika e jashtme. Ai është i mirë vetëm për fasada. As unë nuk jam eksperte e politikës së jashtme. Por unë jam partizane e marrëdhënieve korrekte me fqinjët.
Si i vlerësoni shkurtimet në administratë, shkrirjen e drejtorive?
Ai duhet të shkurtojë në Kryeministri njëherë. Nga 118 veta që kanë qenë në kohën e doktorit, ky e ka me 600 punonjës tani. Ka nja 480 vajza të reja, por se çfarë bëjnë një zot e di dhe që fillojnë me rroga. Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar është Kryeministria.
Vendosi bashkimin e Hipotekës me Aluiznin…
I ka qejf pronat ai, prandaj. Ndërto këtu, ndaj kullën me këtë dhe atë.
Ai tha që me këtë bashkim shmangen përplasjet…
Unë e kam thënë dhe do ta them, nëse nuk zgjidhet çështja e pronave të besimeve fetare, nuk zgjidhet çështja e pronave të qytetarëve. Nëse qeveria nuk merr mundimin më të vogël për të zgjidhur këtë çështje, si mund t’ia zgjidhë një qytetari të thjeshtë që s’ka asnjë përkrahje. Megjithatë është një provë, ta shohim.
Sigal