Mbrojtja e të dhënave personale, Dervishi: Do zbatoj Kushtetutën

452
Sigal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka premtuar mbështetje maksimale dhe të vazhdueshme për Komisionerin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervish i cili morri zyrtarisht drejtimin e këtij institucioni. “Dua ta siguroj Komisionerin e ri të Mbrojtjes së të dhënave Personale, Dervishi që do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet si në mbështetjen me përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit në këtë fushë, por edhe në çdo aspekt tjetër për të rritur garancitë e qytetarëve tanë lidhur me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale, një standard mjaft i rëndësishëm i të drejtave të njeriut në vendin tonë. Ky institucion meriton më shumë mbështetje dhe që do ta ketë këtë në të ardhmen, ashtu sikurse besoj që baza e suksesit do ë jetë përfitimi i eksperiencës së deritanishme dhe mbështetja te kjo eksperiencë për të fuqizuar më tej funksionimin e këtij institucioni për ta bërë atë një shtyllë të fortë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë”, theksoi  Meta. Ndërkohë komisionerit i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Flora Çabej-Pogaçe, ka thënë se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën. “Ky është një institucion ende i ri që ka një përvojë relativisht të re, por cilësisht të konsoliduar dhe detyra ime është që ta shfrytëzojmë këtë përvojë dhe me mbështetjen e Kuvendit, më mbështetjen e Këshillit të Ministrave dhe të gjithë institucioneve të tjera të shtetit ta çojmë atë përpara”, deklaroi Komisioneri i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.