Mbrojtëset në autostradë u hoqën për të favorizuar drejtorin e Haxhinastos

565
Në rast se do ishte marrë parasysh konstatimi dhe sugjerimi i policisë rrugore drejtuar nëpërmjet kësaj letre Autoritetit Rrugor Shqiptar, aksidenti i së shtunës ku humbën jetën dy fëmijë me nuk do të ishin shkaktuar këto pasoja. Në vitin 2015 Departamenti për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit i ka dërguar një shkresë Autoritetit Rrugor Shqiptar “ Mbi gjendjen e rrugëve dhe sinjalizimet rrugore” ku e vë në dijeni për rrezikshmërinë që paraqet mungesa e mbrojtëseve anësore pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti me dy viktima, të shtunën.
“Rruga Golem- Kavajë – Rrogozhinë është e papërfunduar , Unaza në fshatin Gosë vazhdon të jetë problematike, ngushëtimi i korsive në drejtim të lëvizjes Kavajë- Rrogozhinë është i pashoqëruar me masat përkatëse, sinjalizime rrugore të pamjaftueshme, pa ndriçim, mban pjesërisht ujë mbi sipërfaqen e saj. Mungojnë plotësisht sinjalizimet rrugore horizontale, vertikale , tabelat treguese dhe tabelat “ STOP”, daljet në rrugë kryesore janë problematike dhe të pashoqëruara me korsi ngadalësimi”.
Në shkresën e përpiluar nga Drejtoria e Policisë Rrugore rezulton se gjendja e sinjalizimeve rrugore në rrjetin rrugor kombëtar dhe lokal nuk është në parametrat e kërkuar të sigurisë rrugore Në letër evidentohen të paktën 28 akse rrugore me problematika. Në aksin rrugor “Golem – Kavajë– Rrogozhinë” në harkun kohor të 45 ditëve kanë humbur jetën 5 persona, për shkak të mungesës së elementeve të sigurisë. Në aksidentin e të shtunës, makina e drejtuar nga 24-vjeçarja Silvana Negollari u përplas me mbrojtesën metalike, e cila, për shkak se rezultonte e shkëputur, u fut në makine duke u marrë jetën dy fëmijëve të saj dhe duke plagosur një tjetër.
Sigal