Mbreti i Holandës uron Metën: I bindur se marrëdhëniet tona do zhvillohen

82
Mbreti i Holandës, Willem-Alexander i ka dërguar mesazh urimi Kreut të Shtetit shqiptar, Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës duke nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vijojnë të zhvillohen edhe gjatë mandatit presidencial të Ilir Metës.
“Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës! Jam mëse i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë mandatit tuaj presidencial në të mirë të dy popujve tanë. Ju uroj urtësi si dhe shumë suksese në detyrat e rëndësishme që keni përpara!” është shprehur Mbreti i Holandës, Lartësia e Tij, Willem-Alexander.