Mbretëresha Elisabeth II më jetëgjata në histori, e uron Bujar Nishani

460
Presidenti Bujar Nishani ka uruar Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elisabeth II, për kremtimin e jubileut që shënon edhe mbretërimin e saj 64-vejçar. Ky mbretërim e ka bërë atë monarken më jetë gjatë të Anglisë. 
Ja urimi i Presidentit Nishani: 
“Madhëria Juaj, Kremtimi i jubileut që shënon mbretërimin Tuaj gati 64-vjeçar si monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar më jep kënaqësinë e pamasë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore për Ju personalisht si dhe Familjen Mbretërore britanike! Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë kaq të veçantë për Ju si dhe historike për Monarkinë britanike, të shpreh bindjen e palëkundur se në saje të vullnetit të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të njohin zhvillime të tjera pozitive, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Me urimet më të mira për shëndet të mbarë dhe sa më shumë jetëgjatësi, Ju lutem pranoni Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë! Bujar Nishani”.
Sigal