Mbretëresha e Danimarkës uron Metën si president: Urimet më të mira!

77
Mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Margrete II uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta për marrjen e detyrës.

“Me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta si dhe urimet më të mira për ju dhe për popullin e Shqipërisë!”, shkruan mbretëresha. 

Ilit Meta u betua si president në datën 24 korrik dhe tashmë është president i vendit. Ai hoqi dorë nga çdo post pranë partisë së themeloi vetë, LSI-së.